Transmetuar më 27-02-2020, 17:42

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i quajti akuzat e Presidentit Ilir Meta një “lajthitje ligjore”.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Bardhi shkruan se Gjonaj duhet të gjejë një avokat, në vend që të mashtrojë qytetarët, pasi sipas tij, edhe nëse vetë Edi Rama do ta drejtojë mbledhjen SPAK, ajo është e pambrojtshme.

"Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese", shkruan ai.

Sipas Bardhit, "Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo"./b.l/noa.al/

“Akuzat e Metës, lajthitje ligjore”, Vasili, Gjonajt: Mbahu mashtruese, s’ke parë gjë akoma

Akuzat e Metës, Gjonaj: Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive. As vetë Presidenti s’e beson “grushtin e shtetit”