Transmetuar më 27-02-2020, 19:47

Koronavirusi pozitiv në Itali është rritur në 650 persona të infektuar, ndërsa ka shënuar edhe tre vdekje të tjera në orët e fundit në Lombardi, persona me moshën mbi 80 vjeç duke e çuar bilancin e viktimave në 17.

"650 të infektuar ka shkuar numri i personave pozitiv me kornavirus, 17 të vdekur. Ndërkohë, Departamenti ka vënë në dispozicion dhe mbi 35 mijë maska ​​po mbërrijnë në Emilia Romagna, Piemonte, Lombardia dhe Veneto", tha Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Ndërsa spitali në Kremona ka dhënë alarmin, pasi nuk ka më vend për pacientë. “Nuk dimë më se ku do t’i vendosim pacientët”, tha një mjek i spitalit.

Sakaq, 37 persona të infektuar janë shëruar në rajonin e Lombardisë, i prekuri më shumë në Itali nga koronavirusi.

Në Itali, 0.1% e popullsisë janë prekur nga epidemia e koronavirusit, njerëzit në karantinë janë 0.089% të popullsisë së përgjithshme dhe territori italian në izolim është 0.01%: këto janë numrat e lëshuar nga Ministri i Jashtëm Di Maio.

Deri më tani janë shënuar 82 mijë raste me koronavirus në botë, dhe 2.800 viktima. Të paktën 11 shtete në Europë kanë konfirmuar raste të personave me koronavirus./b.l/noa.al/