Transmetuar më 27-02-2020, 20:17

Në Itali ndeshje të Seria A dhe evente sportive janë spostuar, ndërsa nëpër aeroporte dhe porte kontrollohen një për një të gjithë ata që hyjnë në vendin më të prekur europian nga koronavirusi.

Duke parë situatët, edhe vendet e tjera po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes se aktiviteteve sportive.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vedosur të spostojë ndeshjet në program me San Marinon në 27 mars dhe më 30 mars me Slloveninë.

Ndeshja me Slloveninë do luhej në Friuli të Italisë.

FSHF ka nisur bisedimet që ndeshjet të mund të luhen në një vend tjetër, pse jo edhe në stadiumin tonë kombëtar.

/NOA.al