Transmetuar më 27-02-2020, 20:46

Rritje e konsiderueshme e numrit të personave të prekur edhe në Francë.

Janë 38 raste, deri në ora 19:00, të konfirmuara zyrtarisht.

Kjo u njoftua nga një ministër francez i shëndetësisë, Olivier Véran, gjatë një konference shtypi. "Për momentin po merren masa për të frenuar, ngadalësuar, dhe kufizuar përhapjen e virusit në Francë", nënvizoi Véran.

"Ne kemi identifikuar 12 raste, në lidhje me pacientin e parë, tre prej tyre janë në një bazë ushtarake. Kërkimi i personave në kontakt me këta njerëz po vazhdon" – theksoi ai.

/NOA.al