Transmetuar më 27-02-2020, 22:12

Dy kursantë, teksa po specializoheshin në ortopedinë Poliambulance dhe një në Neurologjinë Civile, në Breshia të Italisë, janë prekur nga koronavirusi.

Fillimisht u bë e ditur se një i diplomuar i kursit të specializimit të neurologjisë testoi pozitiv.

Praktikanti është banor në provincën e Milanos. "Operatorët dhe pacientët – thuhet në komunikatën  Civile – të cilët ranë në kontakt me të, po i nënshtrohen monitorimit klinik dhe për disa prej tyre do të kryhet analiza të mëtejsshme."

Të mërkurën u raportua rasti i parë i koronavirusit në Poliambulanza. Ishte  një specialist i ortopedisë me vendbanim në qytet, i cili ishte infektuar jashtë spitalit. Drejtori i Përgjithshëm i spitalit të Breshias, Alessandro Triboldi, i bëri të njohur rastet në një shënim zyrtar: "I trajnuari, edhe pse me simptoma të butë të frymëmarrjes, por si punonjës shëndetësor, u dërgua në Departamentin e Emergjencave në Poliambulanza, ku u vendosën të gjitha procedurat, shtupë dhe izolim, në mënyrë që të zbulohet prania e infeksionit COVID-19".

Rezultati pozitiv i testit çoi në përpjekjet për të identifikuar të gjithë kolegët dhe profesionistët shëndetësorë që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me personin e infektuar në 14 ditët e fundit, të cilëve u është bërë shtupa. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për pacientët, pasi të gjithë në spitalin e Breshias punojnë me maska ​​të përshtatshme dhe pajisje të nevojshme.

/NOA.al