Transmetuar më 27-02-2020, 23:22

Një person në Tilburg të Holandës pas testimit, rezultoi pozitiv me koronavirusin.

Rasti i parë u raportua nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin, në Holandë.

Pacienti, një burrë, ishte shtruar në Spitalin "Elisabeth TëeeSteden", në Tilburg, që prej së mërkurës në mbrëmje. Ai para pak ditësh kishte udhëtuar në rajonin italian të Lombardisë.

Sipas mediave holandeze, bëhet fjalë për një burrë rreth pesëdhjetë vjeç. I infektuari po mbahet në karantinë. Por ajo që shqetëson më tepër autoritetet holandeze është koha dhe vendet që ka kaluar i prekuri më sëmundjen, pas kthimit nga Italia.

Për këtë arsye ka nisur edhe një hetim, që të mund të identifikohet ndonjë tjetër i prekur, dhe koronavirusi të vihet nën kontroll.

Rreth gjashtëdhjetë persona në Hollandë janë testuar për virusin, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të sëmurë. Holanda është ende në pritje të rezultateve të rreth katër testeve të tjera./NOA.al