Transmetuar më 28-02-2020, 00:06

Edhe me mbylljen e shkollave në Itali, mësimi nuk ndalet. Shumë institute i kanë organizuar ato në internet. E para që e ka bërë këtë është Instituti Prealpi në Saronno, duke dhënë shembullin e një shkolle që nuk ndalet kurrë përpara asgjëje. Drejtori i Institutit, profesori Franco Marano tha se është gjetur kjo formë, që mësimi të vazhdojë.

Koronavirusi jo vetëm që po dëmton ekonominë, por gjithashtu po krijon probleme për arsimin.

Mbyllja e shkollave për të shmangur përphapjen e virusit po i çon shkollat ​​dhe nxënësit e Italisë, në një krizë. Sidoqoftë, ka institute nga të cilat jepet shembulli, ku nxënësit dhe studentët mund të mos humbasin asnjë ditë mësimi.

Sipas kreut të Institutit, Profesor Franco Marano, tha se gjithçka nisi me një premisë. "Verën e kaluar në fund të vitit shkollor, të gjithë mësuesit nisën të bënin një kurs trajnimi në klasën virtuale dhe mësimin dixhital në distancë."

Ai tha se "u kemi dhënë mësuesve mundësinë për hapësirë ​​dhe përdorim Skype, ËeSchool, Google Classroom etj. Vitin tjetër do të punojmë dhe stërvitemi më tej."

/NOA.al