Transmetuar më 28-02-2020, 01:08

Studimet tregojnë që nëse flini të uritur mund të shtoni peshë

Të qëndroni të uritur ka efekte negative në të mësuarit dhe në punë, gjithashtu mund të shkaktojë depresion, raporton “Bright Side”.

Disa nga ne akoma mendojnë që të flejmë të uritur është mirë sepse arrijmë të humbim peshë. Por shkencëtarët vërtetuan të kundërtën, duke treguar që do të keni më shumë efekte anësore në qoftë se flini të uritur.

Për ata që janë munduar të fitojnë masë muskulore, të qëndruarit të uritur është një ide e gabuar. Ju ndoshta e keni kaluar kohën e darkës, pra mund të flini dhe pa darkë, por kjo do të ndikojë keq në muskujt tuaj.

Po, mund të keni efekte anësore, disa nga studimet thonë që mund të fitoni peshë nëse flini të uritur.

Ndoshta për shumicën nga ju është bërë si eksperiencë që të shkoni në shtrat të uritur. Stomaku juaj lufton me urinë dhe kjo ju shkakton jo rehati, siklet para dhe gjatë kohës së gjumit. Kjo vazhdon deri në mëngjes kur ju dëshironi të ushqeheni.

Nëse nuk ushqeheni, ju nuk keni një “rezervuar” që të ju mbajë gjatë ditës. Ky është një stil i vjetër, është shumë me rëndësi të ndiheni mirë në mëngjes sepse duhet të shkoni në punë dhe truri juaj ka nevojë që të qëndrojë aktiv.

Nëse vendosni të flini të uritur dhe me barkun bosh, do të zgjoheni me shumë pak energji dhe nuk do të ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë në punën tuaj.