Transmetuar më 28-02-2020, 03:39

Një nënë ka gjetur mënyrën më të veçantë për të luajtur me fëmijën e saj, pa lënë përgjysëm punën e shtëpisë me të cilat po merrej.

Ndërsa vajza ishte ulur në një shilarës poshtë shtëpisë, nëna kishte hedhur një litar nga kati i katërt, me të cilin e vinte lodrën në lëvizje.

Videoja gazmore vjen nga qyteti rus i Belgorodit dhe aty shihet shilarësja që tërhiqet me litar nga kati i katërt i pallatit.

Shumë njerëz që e kanë parë videon, nuk dinë si ta cilësojnë këtë nënë, si tepër përtace për të dalë për të luajtur me vajzën e saj, apo si tepër të zënë më punë. Për këtë gjë mund të gjykoni dhe ju…