Transmetuar më 28-02-2020, 08:12

Me propozimin për martesë mendonte se do prekte qiellin me dorë, pasi partneri i kishte zgjedhur një unazë shumë të bukur tek rrjeti i njohur i dyqaneve Tiffany.

Një dhuratë për Krishtlindje nga i dashuri i saj, e cila në fakt komprometoi përgjithmonë lidhjen mes tyre.

Një grua tregoi në rrjetin social Reddit, se së fundmi shkoi në dyqanin e njohur për të ngushtuar pas gishtit unazën. Por pasi shkoi në dyqan, zbuloi një të vërtetë të sikletshme.

Siç raportojnë mediat angleze, gruaja nuk kishte kërkuar mendimin e partnerit, por u paraqit personalisht me kutinë e unazës Tiffany. Aty zbuloi se ishte e rremë.

Kjo pasi dyqani nuk e njohu unazën si të tijën, duke thënë se nuk ishte e tyre, por e rremë. Kur kërkoi sqarime duke menduar se e kishte marrë nga një dorë e dytë online, ai u inatos, duke e akuzuar se donte që të kontrollonte.

Ai insistonte që të thoshte se e kishte blerë unazën tek Tiffany, por në rrjetin social, gruaja tha se nuk di nëse do të martohet më.

“Nuk mund ti besosh nëse të tall kështu, për të ardhmen”, e këshilloi një komentues.

Ndërsa një tjetër i tha, “Prit pak para se të martohesh, nuk i dihet kurrë”.

Një komentues tjetër i shkruan se “Të paktën nëse anulon martesën, mund ta kthesh unazën pa u shqetësuar se po humb diçka me vlerë”. /a.y/noa.al