Transmetuar më 28-02-2020, 09:45

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në shtete të ndryshme të botës. Gjatë orëve të fundit, janë raportuar rastet e para në Zelandën e Re, Hollandë, Bjellorusi, Nigeri dhe Lituani.

Frika nga koronavirusi ka goditur edhe marketet në mbarë botën, të cilat po mbyllen për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Disa linja ajrore britanike kanë anuluar udhëtimet për në Itali, Singapor dhe Kore të Jugut.

Ndërkohë, Arabia Saudite ka ndaluar pelegrinët e huaj të hyjnë në vend për pelegrinazhin e përvitshëm në Mekë, duke thënë se nuk do që të kthehet në një Iran të dytë.

Sa i përket Shqipërisë, ende nuk është raportuar rasti i parë me koronavirus. Ndërsa në Itali, numri i viktimave ka arritur në 17, ndërsa i të infektuarve në 653./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE