Transmetuar më 28-02-2020, 09:58

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e Fatmir Kolecaj vetëm dy ditë pasi vrau ish-gruan dhe kunatin në Rrëshen.

Para se të vetëvritej, ai qëlloi mbi 10 herë para policisë. Menjëherë pasi hapi zjarr ndaj efektivëve, hyri në tualet dhe vrau veten.

Në banesën e tij në fshatin Zejman të Lezhës u gjet një armë zjarri dhe dy granata.

47-vjeçari ekzekutoi ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç mbrëmjen e së martës, pasi u bëri pritë në hyrje të banesës.

Kolecaj kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje.

Pasi doli nga burgu një vit më parë, konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve vijuan dhe mbrëmjen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.

Policia vijoi kontrollet prej dy ditësh me efektivët e RENEA-s dhe FNSH-së, por edhe me dron në zonën e Rrëshenit, ndërkohë që Kolecaj fshihej në shtëpinë ku i dha fund jetës./a.m/noa.al

Kush janë vëlla e motër të vrarë në derën e shtëpisë, si ndodhi krimi i rëndë

Vrau ish-gruan dhe vëllanë e saj, policia kërkon ndihmë për kapjen e tij, ofron shpërblim

Detaje/ Tre vite i divorcuar, shkoi i armatosur për të marrë tre fëmijët, pas refuzimit qëlloi për vdekje motër e vëlla

Tmerr në Mirditë, motër e vëlla vriten pas prishjes së një martese

Vriten brenda oborrit me armë zjarri vëlla e motër, dyshimet e para të policisë (Emrat)