Transmetuar më 28-02-2020, 11:08

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, fton qytetarët që ti bashkohen manifestimit të 2 marsit.

“Të dashur qytetarë, me rastin e manifestimit madhështor mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike. Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur. Theksojmë se ky është nanifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese”, thotë ai.

Ai shton se nëse munden edhe mimozat janë të mirëpritura.

Po ashtu bën ftesë që të shmanget çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe të përdoret celulari për të regjistruar çdo gjë.

Ndërkohë Meta ka publikuar një video-mesazh ku shprehet, “Të dashur qytetarë, i paduruar për tu bashkuar edhe unë me ju në 2 mars për pranverën kuqezi”.

Sakaq Blushi jep detaje nga manifestimi dhe organizimit teksa thotë se, "Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga- Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi- Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani- Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email: [email protected]; [email protected]; Për mbarëvajtjen e manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi! Ju lutem bashkëpunoni me ta! E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju! Mirësevini në pranverën kuqezi! Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë, për kombin”. /a.y/noa.al