Transmetuar më 28-02-2020, 11:38

Nexhmije Hoxha u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare dhe Rezarta Shkurta nuk ka hezituar ti dedikojë disa fjalë prekëse në rrjetin e saj social.

E mërzitur nga vdekja e gjyshes së bashkëshortit, Rezarta u shpreh se ajo kishte bërë "histori".

Në shrkimin emocionues përmend se plani i fundit që kishte Nexhmija ishte të publikonte librin e saj më të ri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, dhe më pas ishte shprehur se mund të vdiste.

Shkrimi i plotë

Pata fatin të njoh një zonjë “Histori”

Një gjyshe e stërgjyshe të dashur.

Një grua shekullore për nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund!

Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhën ishte përpikmëria.

Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin, vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj. Për mua aso kohe por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikmëri të organizonte jetën e saj.

Më pas pata fatin të isha fotografja personale. Ndërkohe që e fotografoja këtë zonjë 99 vjeçare, pasi më kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korigjonte në mënyrë të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonje kish bërë Histori.

Një nga planet e saj, ishte të realizonte librin e saj të fundit “Perjetime dhe meditime në jetën time politike” e më pas e qeshur thoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonjë e mahnitshme, e zbatoji planin siç kish bërë gjithë jetën e saj.

E fortë, e kthjellët me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike.

Të prehesh në paqë Nëna Mija./a.m/noa.al