Transmetuar më 28-02-2020, 11:46

Kryeministri Edi Rama thotë se në mos të gjithë, pjesa dërrmuese e të mbeturve të pastrehë nga shembja e godinave individuale, më masën 95% do futen në shtëpitë e reja brenda vitit.

“Për blloqet, janë pak më të komoplikuara ndërhyrjet, më masive, por besoj se të gjitha kantieret do të ngrihen brenda këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër dhe brenda vitit 2021 do jenë futur pjesa më e madhe në apartamente dhe pjesa tjetër do e dijë se apartamenti i tyre është në ndërtim, pasi mund të ketë të papritura”, u shpreh Rama, në konferencën e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ai deklaroi se viti 2020, është viti i familjeve që kanë humbur shtëpinë individuale dhe viti 2021 i atyre që kanë humbur apartamentin në godina të pabanueshme.

Sipas tij, ajo që është më e rendësishmja për procesin e rindërtimit, është mundësia e re që është dhënë nga fondi i donatorëve, si një hapësirë e re fiskale dhe kjo e kombinuar me Ooperacionin Forca e Ligjit, sepse sipas tij, OFL është një opereacion kundër kimint por me ndikim ekonomik të rëndësishëm, për të çliruar ekonominë nga tentakluat bllokuese të krimit. /a.y/noa.al

Rindërtimi, Ahmetaj: Programet janë të detajuara, kushte optimale për strehim

Rindërtimi pas tërmetit, Rama zbulon cilat familje do sistemohen të parat