Transmetuar më 28-02-2020, 12:11
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me situatën e krijuar prej koronavirusit, i cili ka prekur gjithë shtetet fqinje, por nuk ka arritur në Shqipëri.

Ai thotë se Partia Demokratike po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

“Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve dhe vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore”, shkruan Basha.

Ai thotë se duhet urgjent heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të koronavirusit që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë. /a.y/noa.al

Koronavirusi, Manastirliu: 18 persona të testuar, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE