Transmetuar më 28-02-2020, 12:32
Ilir Meta, Tedi Blushi

“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”.

Me këto fjalë reagon zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, lidhur qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kreu i shtetit ka disa shtëpi.

Kjo pasi Kryeministri Edi Rama e zhvlerësoi manifestimin e thirrur më 2 mars nga Presidenti Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës, sipas kreut të shtetit.

Teksa paraditen e sotme po fliste në konferencën e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, Rama u pyet mbi manifestimin e Presidentit.

Ai tha se Presidenti e ka shtëpinë e tij, madje shtoi “më shumë se një shtëpi”.

“Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo me qera, për ata jam këtu, jo thjesht në konferencë, por për të gjitha orët e ditës dhe natës time. Ua kam lënë juve çështjen e Presidentit, unë nuk merrem me Presidentin! Është shumë luks i madh për mua”, u shpreh kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

Meta në manifestim në 2 mars, Rama: Është luks shumë i madh për mua të merrem me të