Transmetuar më 28-02-2020, 12:38

Një tragjedi e dyfishtë ka tronditur qytetin Rovigo të Italisë. Një grua i mori jetën vetes dhe burri bëri të njëjtën gjë pasi nuk mund të jetonte dot pa të.

Si ndodhi ngjarja?

Luigino Ruzzante, 65-vjeçari ishte një elektricist që e donte punën e tij. Ndonëse kishte dalë në pension, burri vazhdonte të punonte dhe çdo ditë në drekë shkonte në shtëpi për të ngrënë. Kur hyri në dhomë, gjeti gruan e tij të pajetë në krevat.

Eleonora Pozzato, 61 vjeçe dyshohet se kishte qëlluar veten me një armë legale "Beretta", pasi burri e gjeti pranë saj. Çifti ishte bashkuar nga pasioni për armët, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Pasi kuptoi se gruaja kishte vdekur, burri telefonoi vëllain me të cilin po punonte pak minuta më parë.

"Eleonora vrau veten, edhe unë do i bashkohem. Më vjen keq, më vjen keq, por nuk mund të jetoj pa të," i tha vëllait në telefon para se të shkrepte armën.

Sipas mediave italiane, Eleonora kishte vrarë veten që në mëngjes. Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar Luigino, ai u deklarua i vdekur në spital pasi kishte plagë të rënda në kokë.

Vajza e tyre e vetme Laura, e cila jeton në Cerveteri, mori njoftimin me telefon dhe u nis për në shtëpinë e prindërve të pajetë.

Po vijojnë hetimet pasi nuk dihet arsyeja përse gruaja u vetëvra./a.m/noa.al