Transmetuar më 28-02-2020, 13:10

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita i ka dorëzuar sot mazhorancës propozimet e saj.

Ai theksoi se do i lënë pak kohë PS-së që të shoh këto propozime, ndërsa shtoi se ato kërkesa janë tashmë të njohura prej kohësh. Ai theksoi se shpreson që ky mos të jetë një justifikim.

“Kërkuam identifikim elektronik te votuesve. Shqiptarët vuajnë nga zgjedhje që janë të papranueshme. Ne propozuam sot një adresim të drejtpërdrejtë. Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit, në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësi që të mbajnë zgjedhje të votueshme.

Ky do të ishte një hap i madh që do të çonte drejt depolitizimit të komisioneve zgjedhore. T’i lëme kohën e mjaftueshme që është minimale për të parë kërkesat tona që janë të qarta. Propozimi është i thjeshtë, uroj te mos kete justifikime.”, tha Bylykbashi./b.l/noa.al/