Transmetuar më 28-02-2020, 13:41

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sot ne një seancë, ku ka nisur të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjatë fjalës së tij, deputeti i opozitës në Parlament, Adriatik Alimadhi deklaroi se ende nuk ka mbaruar objekti i parë i hetimit, ndërkohë theksoi se Dvorani është thirrur për zgjerimin e këtij hetimi.

Mbledhja ka nisur me kundërshtinë e deputetit të opozitës në Parlament, Adriatik Alimadhi i cili tha se ende nuk ka mbaruar objekti i parë i hetimit, ndërkohë theksoi se Dvorani është thirrur për zgjerimin e këtij hetimi.

“Ende nuk ka mbaruar objekti i parë i hetimit. Dvorani është thirrur për zgjerimin e hetimit. Duhet të mbarojë hetimi për dekretin e zgjedhjeve”, tha Alimadhi.

Por, kryetari i Komisionit Hetimor Ulsi Manja tha se ajo fazë është kaluar tashmë, dhe zgjerimi i objektit të hetimit për presidentin Meta, në lidhje me me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese eshte miratuar ne baze te procedurave te komisionit.

Kujtojmë se Ardian Dvorani është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.