Transmetuar më 28-02-2020, 13:54
Foto ilustruese

Një shpërthim i tubit të kaldajës ka ndodhur në një gjimnaz të Fierit, si pasojë e së cilës u helmuan 7 nxënës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në gjimnazin Janaq Kilica dhe nxënësit shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe kollitje.

Disa prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Janë paraqitur 3 fëmijë dhe sanitarja e shkollës, me një shqetësim psiko-emocional, gjendje ankthi, dridhje trupi, vështirësi në frymëmarrje, nuk duken shenja të intoksinimit. Deri më tani situatën e kemi nën kontroll, gjendja është jashtë rrezikut për jetën. Është vështirë për t’u përcaktuar por nuk dimë se cfarë ka ndodhur në shkollë", tha Lulzim Banushaj, toksikolog për Report Tv.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkuar keq dhe cfarë lënde mund të ketë shpërthyer apo përhapur në laborator./a.m/noa.al