Transmetuar më 28-02-2020, 14:44

Një taksist ka mashtruar rreth 20 emigrantë nga Afganistani duke i marrë një shumë të majme parash.

Ata kishin një javë që qëndronin në Tiranë dhe kërkuan të shkonin në Shkodër, por taksisti i çoi në Novoselë në autostradën Fier-Vlorë dhe i mori 700 euro.

Një prej tyre është nënë me fëmijë, e cila ka mbetur mes katër rrugëve e lagur dhe pa para.

"Kemi paguar lekët, dhe tani nuk kam qumësht për fëmijën, është shumë e vështirë për mua. Këpucët i kemi të lagura, bie shi, jemi me fëmijë", tha ajo për ‘Report TV.’

Ndërsa një vajzë 19-vjeçare u shpreh se është larguar nga familja. Nëna i ka mbetur në Iran, babai dhe vëllai janë në Greqi. Ndarja e familjes u bë për një jetë më të mirë.

Një burrë tjetër u shpreh se duan të shkojnë në Bosnje, Serbi, Itali, Gjermani pasi në vendin e tyre luftohet dhe ndihen të pasigurtë./a.m/noa.al