Transmetuar më 28-02-2020, 14:54

Dalin pamjet e operacioni të koduar “Mezhgorani”, gjatë të cilit u arrestua botuesi dhe opinionisti Henri Çili si dhe 27 persona të tjerë.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, të arrestuarve iu është gjetur një shumë e madhe parash, lëndë narkotike dhe arsenal armësh.

Më konkretisht në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre pushkë automatike me silenciator, dy automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, dy granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Ai arrestua nën akuzën e ndikimit për lirimin e dy vëllezërve lazaratas Alban Aliko dhe Arbjan Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të arrestuarit e operacionit:

-Xhevair Sejati, 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Neuland Miçi, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Skënder Toska, 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Armando Hajdinaj, 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Sidi Ramaj, 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Erment Beqaraj, 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Askerd Malke, 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Elidon Alikollari, 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Lisandër Alikollari, 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Ervin Çela, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Ali Hysa, 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Antonio (Saimir) Hasa, 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Entilon Kamberaj, 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Abaz Dani (Mesi), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-Shpresa Gjoci, 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

-Sait Fishta, 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;

-Besnik Fishta, 57 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;

-Henri Çili, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

-Enri (Gazmir) Ajdinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

-Ilir Korbi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;

-Liko Jazi, 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;

-Amarildo Aliko, 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;

-Erladjan Hodo, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;

-Renato Toska, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

-Kejsi Meço, 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

-Edmond Xaka, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

-Kristina Bashi, 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

-Asllan Bajrami, 20 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”. /a.y/noa.al

Apartamentet dhe shuma që i’u premtua Çilit, për uljen e dënimit të Arbjon dhe Alban Alikos

Fryt i prokurorisë së pavarur”, kryeprokurori Olsian Çela reagon për arrestimin e Henri Çilit

Henri Çili akuzohet si sekser për lirimin e vëllezërve lazaratas, zv/Kryeministri Braçe kujton efektivin e vrarë

Ndërhyrja për lirimin e dy lazaratasve, bashkë me Çilin u arrestua edhe avokati i njohur

Henri Çili sekser për uljen e dënimit të vëllezërve Aliko, dyshimet për arrestimin e botuesit

Arrestohet opinionisti dhe botuesi Henri Çili, pronar i UET