Transmetuar më 28-02-2020, 14:58

Kris Jenner është ndër nënat më të famshme në botë sepse ka 5 vajza të suksesshme që marrin vëmendje në cdo veprim që bëjnë.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një emisioni televiziv ku u vu përballë një pyetje të vështirë.

Kris duhet të zgjidhte vajzën e saj të preferuar. Nëse të gjithë mendoni se përmendi emrin e Kylie Jenner, e cila është më e pasura ndër motrat dhe paguan cdo gjë për nënën, jo!

Kris tha: "Për sot, Khloe".

Nuk dihet përse bëri këtë zgjedhje, por Khloe ka përjetuar disa drama në jetën e saj pas tradhtisë nga Tristan Thompson. Ende nuk ka patur asnjë reagim nga vajzat e tjera./a.m/noa.al