Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, pasi raportoi në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, iu përgjigj interesit të mediave nëse ka njohje me botuesin, analistin dhe pronarin e Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, i arrestuar mëngjesin e sotëm.
Ai tha se Henri Çilin e njeh, janë përshëndetur disa herë, por deklaroi se nuk janë miq.
“Çilin e njoh, nuk jemi miq. Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sgurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin, për herë të fundit e kam parë para disa muajsh. Kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse në kompetencat si kryetar i Gjykatës së Lartë: e para kush do e gjykonte, e dyta gjyqtari që ta merrte me prioritet do e merrte me firmën time. Në dijeninë time nuk ka gjë në lëvizje, është një çështje e ngritur në 2019, nuk bëhet fjalë, nuk jam në dijeni për këtë çështje”, deklaroi Dvorani.
Ai u pyet pasi vëllezërit Aliko e ankimuan vendimin në Gjykatën e Lartë dhe Ardian Dvorani si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë u caktua relator i çështjes dhe Çili akuzohet se në këmbim të parave do ndërhynte për uljen e dënimit.
Çili është vënë në pranga për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
Ai arrestua nën akuzën e ndikimit për lirimin e dy vëllezërve lazaratas Alban Aliko dhe Arbjan Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës, teksa çështja do shqyrtohej në Gjykatyën e Lartë. /a.y/noa.al
Apartamentet dhe shuma që i’u premtua Çilit, për uljen e dënimit të Arbjon dhe Alban Alikos
Fryt i prokurorisë së pavarur”, kryeprokurori Olsian Çela reagon për arrestimin e Henri Çilit
Ndërhyrja për lirimin e dy lazaratasve, bashkë me Çilin u arrestua edhe avokati i njohur
Henri Çili sekser për uljen e dënimit të vëllezërve Aliko, dyshimet për arrestimin e botuesit