Transmetuar më 28-02-2020, 15:33

Pesë persona të tjerë të dyshuar për koronavirusin janë testuar në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

Në një informacion të përditësuar të para disa minutave, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Shqipëria është deri sot e paprekur nga koronavirusi i ri edhe pas përfundimit të testimit të 5 rasteve të reja.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative. Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri", thuhet në njoftimin e MSH.

Në fund duke ftuar qytetarët t’i referohen burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë./b.l/noa.al/