Transmetuar më 28-02-2020, 15:43

Ambasada e ShBA në Tiranë i ka bërë thirrje shtetasve që të shmangin zonën ku do të mbahet protesta e 2 marsit, thirrur nga Presidenti i Republikës.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Përveç kësaj i thotë që të monitorojnë mediat lokale për përditësime dhe ka vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit./a.m/noa.al