Transmetuar më 28-02-2020, 17:38

Princi Harry u takua sot me Bon Jovi për të regjistruar në studiot e Beatles të Abbey Road, një këngë e shkruar nga rocker për bamirësi dhe në mbështetje të Lojërave Invictus, lojëra sportive kushtuar ushtarëve me aftësi të kufizuara.

Versioni origjinal i këngës u shfaq si pjesë e dokumentarit ‘To Be of Service’. Është interesante që bashkëpunimi me rockstar do të jetë një nga detyrat e fundit të Princit Harry si anëtar i familjes mbretërore.

Muajin e kaluar, Duka dhe gruaja e tij, ish-aktorja Meghan Markle, njoftuan qëllimin e tyre për t’u larguar nga këto detyrime dhe të mos përdorin më titujt e tyre mbretëror./b.l/noa.al/