Transmetuar më 28-02-2020, 18:53

Vëmendjen e mbrëmjes së sotme duket se do e zërë vetëm derbi kryeqytetas i futbollit Tirana- Partizani dhe jo vetëm të qytetarëve por edhe të politikanëve.

Kreu i PD, Lulzim Basha duket se do të ndjekë gjithashtu sfidën pasi ka publikuar edhe një foto në Instagram sa i përket derbit.

"Kujt i uron fitoren sonte në derbin e kryeqytetit Tirona/Partizani”- shkruan Basha në profilin e tij të ri zyrtar në Instagram.

Teksa ishte kryebashkiak i Tiranës Lulzim Basha shquhej si një tifoz i KF Tiranës./b.l/noa.al/