Transmetuar më 28-02-2020, 19:19

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste nuk i ka kursyer edhe batutat me në qendër gruan e tij Linda Ramën, parafolësen e tij. Pasi mori fjalën kryeministri tha se Linda dhe familja e tij ishin opozita më e fortë dhe përballë saj thotë me vete “ku je o Lul”.

Në vlerësim të bashkëshortes së tij Rama tha se ajo ishte vajza që nëna e tij, Aneta Rama nuk e pati kurrë dhe i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet e saj duke pasur parasysh që i ka më të forta se ato të vetë BE-së.

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katunar. Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që sonte kusurin do e marr në Surrel në pasion për gjithçka që nuk u tha këtu. Ju qeshni, qeshni.

Qeshni po e vërteta është po të mos e kisha në shtëpi çdo natë me atë opozitë që kemi në rrugë ne do më dukej vetja më i madhi prej të kretjve në botë. Shyqyr Zahon e kam si Gramozi se nuk ndërhyn në debatet e brendshme të Parlamentit tonë, se kur vijnë ato dy të mëdhenjtë them me vete “ku je o Lul” se vetëm ti ma bën jetën të lehtë", shprhet Rama.

Më tej ai theksoi se përtej shakasë që është e vërtetë "dua ta falënderoj Lindën jo thjeshtë që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj fëmijëve nuk i mungon mbështetja morale, shpirtërore që unë e kam të pamundur t’ua jap sa duhet dhe si duhet.

Aneta që më sheh aq rrallë ka gjetur një vajzë që nuk do ta bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj, se Aneta është më e vështirë e BE për standarde dhe kritere. Falë Lindës nuk do jem kurrë vetëm”, u shpreh Rama.

Kongresi i PS/ Manastirliu: Dhuna në familje të mbetet një e shkuar që s’duhet të kthehet më