Transmetuar më 28-02-2020, 20:38

Në ditën e parë të kongresit të socialistëve kryeministri Edi Rama është kritikuar nga bashkëshortja e tij.

Rritja e numrit të grave në PS ishte emëruesi i përbashkët i ditës së parë të kongresit të socialistëve.

Pas raportimit të ministreve, në podium është ngjitur bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama. Sipas saj, sigurisht që vendi ka nevojë për një teatër të ri, por më shumë ka nevojë për më shumë shërbime të tjera

Linda Rama duke folur për teatrin e ri tha se ka më shumë nevojë për investime për një teatër tjetër për fëmijët apo për shtimin e orëve sportive në shkolla.

Rama tha se përballë kësaj opozite në shtëpi ajo e Lulzim Bashës i duket “lule”.

“Shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë. Po jo vetëm duhen bërë shumë akoma, por edhe sikur duhet të mbaronte nevoja për to mendoj se prapë jemi shumë të zbuluar në raport me sfidën që po flasim”, tha Linda Rama.

Mes batutave kryeministri e ka cilësuar bashkëshorten si opozitën e tij më të fortë.

“Qeshni, qeshni, por e vërteta është që po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitën që dëgjuat përpara meje, por që e dëgjuat në variantin më rozë, me atë opozitë që kemi në rrugë në do të më dukej vetja më i madhi i të krejtve në botë”.

Batutat sollën jo pak të qeshura në sallë.

“I thosha Gramozit, zoti Gramoz ai më thoshte shoku Edi. Tani unë i them shoku Gramoz ai më thotë zoti Edi. Është aftësi e Gramozit për të kompensuar boshllëqet që le unë. Në fakt ai është shoku më i mirë që kam në PS”, shtoi Rama.

Kryeministri për gratë e PS-së kishte një porosi të veçantë.

“Ata çështjen e sapo hapur të vendosjes së një gruaje apo një vajzë bashkëkryetar në çdo organizatë socialiste mos e lëshoni dhe mos toleroni” theksoi ai.

Sot në ditën e parë, Kongresi i PS-së iu dedikua grave./NOA.al