Transmetuar më 28-02-2020, 20:50

Ndeshja derbi midis Tiranës dhe Partizanit, teksa po luhet përmes një interesi të madh në këto momente në stadiumin kombëtar, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit të 2 marsit, thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Tubimi për mbrojtjen e Kushtetutës do të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur para stadiumit.

Nuk dihen nëse të rinjtë ishin pjesë e ndonjë formacioni politik.

Protesta është thirrur nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës, për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese.

Meta ka denoncuar kreun e KED-s, Ardian Dvorani dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i ka kallëzuar pranë SPAK.

/NOA.al