Transmetuar më 28-02-2020, 21:45

Gjykata e Huesca në Spanjë ka dënuar me 36 vjet burg bandën e hajdutëve, pothuajse të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët bastisën dhjetëra shtëpi në provincën e Huesca dhe në Katalonja midis majit 2017 dhe marsit 2018.

Gjashtë të pandehurit, pesë me origjinë shqiptare dhe një tjetër spanjoll, u përballën me dënime në total 53 vjet burg.

Gjykata ka ulur dënimin duke konsideruar se në disa prej sulmeve nuk ka “prova të dukshme” dhe “shumë rrallë viktimat i njohën plotësisht të akuzuarit”.

Prokurorët kanë provuar se kjo bandë që ka kryer një seri sulmesh, ku ata vodhën sende të çmueshme, veçanërisht para, bizhuteri dhe automjeteve në shtëpitë e të pasurve.

Sulmuesit kanë hyrë në brendësi të shtëpive normalisht pasdite ose në mbrëmje pasi vëzhgonin se banorët nuk ishin brenda, duke ‘ekzekutuar’ grabitjet përmes një modeli të “heshtur”.

Kjo konsistonte në thyerjen e dritareve ose dyerve anësore të shtëpive, ose të atyre kryesore, duke përdorur objekte siç janë levat, kaçavidat dhe mjetet e tjera.

Gjatë gjashtë ditëve të gjyqit më shumë se 70 dëshmitarë u dëgjuan.

Në raportin e tij të fundit, prokurori pranoi se kishte pasur një “provë të fortë” të pjesëmarrjes së të pandehurve në të gjitha grabitjet.

Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e klientëve të tyre, duke theksuar se as në shtëpitë e bastisura dhe as në makinat e vjedhura nuk gjetën “një gjurmë të vetme ose ADN”, dhe se ata nuk u identifikuan as nga dëshmitarët. A

Gjykata ka dënuar dy drejtuesit, Armand Lurthi dhe Andrea Nikic, përkatësisht me 14 dhe 10 vjet e gjysmë burg, për dy grabitje të mbetur në tentativë me dhunë në shtëpitë e banuara dhe me përdorimin e armëve, vjedhje me forcë, etj.

Jetmir Mata do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet burg; Edmond Bregu, 2 vjet e 6 muaj, Leonardo Nikolli, një vit për pjesëmarrje në një grup kriminale dhe anëtari  i vetëm spanjoll i grupit, u dënua me 3 vjet burg.

Midis pesë të pandehurve, ata gjithashtu do të duhet të përballen me kompensim në vlerë prej rreth 20,000 euro.

Pas kryerjes së dënimit, ata do të dëbohen nga Spanja për 10 vjet./NOA.al