Transmetuar më 28-02-2020, 22:41

Në Lombardi, zona më e prekur nga koronavirusi, numri i personave të infektuar është rritur nga 401 dje duke shkuar në 406 sot, por ka një kthesë pozitive, sepse shërimet po rriten më me shpejtësi.

Këshilltari për Shëndetin në Lombardi Giulio Gallera shpjegoi mbi situatën më të fundit:

"Një ditë më parë ishin 44 të shtruar në spital dhe dje 39. Nuk është një statistikë, por numri i atyre që janë shtruar në spital është zvogëluar dhe kjo është pozitive".

“Duhet shtuar gjithashtu se 37 persona janë larguar pa probleme. Shumë prej tyre me probleme të pakta,  të tjerë u shëruan. Një tjetër sinjal".

Pacienti i parë pozitiv Coronavirus i pranuar në spitalin Mantua është nga Brescia: 60-vjeçari me patologji të mëparshme, u transferua nga spitali Manerbi të enjten pasdite.

“Masat e kontrollit Covid-19 "mund të zbuten në disa zona", njoftoi Gallera. Edhe në Emilia-Romagna ka pasur raste pozitive: në krahasim me pasditen e djeshme, janë regjistruar 18 episode të tjerë. Konkretisht, 11 janë regjistruar në Piacenza, 6 në Parma dhe 1 në Rimini. Në Modena situata mbetet e pandryshuar (18); rastet në Piacenza janë 74, në Parma 16 dhe në Rimini 7.

Në përgjithësi, më shumë se gjysma e njerëzve pozitivë janë në izolim në shtëpi "./NOA.al