Kryeministri Rama: O Zot, ky me Tironën… Halle-halle kjo dynja!
Transmetuar më 28-02-2020, 22:55

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Instagram” një foto të të birit, Grekut, si tifoz bardheblu.

Djali i madh i kryeministrit me flamurin e Tiranës në qafë festoi sot një fitore të madhe me tufozët bardheblu.

Ai shijoi fitoren e Tiranës, ndaj Partizanit 5-1.

Kujtojmë se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Rama është drejtor sportiv i Partizanit. Por edhe numri dy i qeverisë, Erion Braçe është tifoz i thekur i të kuqve.

“O Zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja”- shkroi Rama, pas derbit të sotëm” tha Rama, teksa postoi edhe foton e të birit.

/NOA.al