Transmetuar më 29-02-2020, 00:02

Arjan Çani ka habitur jo pak me veprimet e tij në ekran.

Këtë mbrëmje në emisionin e tij, ai i ka habitur edhe më shumë ndjekësit nga ekrani.

Moderatori i njohur i emisionit Zonë e Lirë, ka vendosur një palë brekë tanga ngjyrë të kuqe në fytyrë, dhe tha se kjo është si masë mbrojtjeje kundër koronavirusit.

Madje ironik si për t;u tallur me ata që vënë maska apo janë alarmuar se nuk të tilla, Arin Çani tha se në këto kohë virusesh, të gjithë duhet të marrim masa mbrojtëse.

Në fakt, ka pasur ironi të ndryshme dhe humor në rrjet, por ironia nuk ka shkuar deri aty, aq sa koronavirusi të merret dhe të sfidohet me kaq lehtësi. Ndoshta ngaqë në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast zyrtar. /NOA.al