Transmetuar më 29-02-2020, 00:18

Për këtë fundjavë pritet që vendi ynë të ndikohet nga moti i qëndrueshëm duke mos prishur planet për ata të cilët kanë menduar të udhëtojnë.

Në këtë mënyrë dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e pasdites.

Por pritet që temperaturat e mëngjesit të jenë të në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga veriperëndimi shpejtësi mesatare deri në 5m/s.

Edhe dita e Diel do të nisë me mot kryesisht të qendrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonen jugore dhe atë veriperëndimore.

Era me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intensitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.