Transmetuar më 29-02-2020, 06:09

Duken si pamje nga filma si “Lord of the Ring” ose “Game of Thrones”, por është një moment i përjetuar realisht nga një okulist turk, Sefa Yasar i cili po e xhironte në Hopa, një qytet turk jo larg kufirit me Gjeorgjinë.

Një stuhi e acartë, e ngarkuar me dëborë shfaqet në horizont, nga Deti i Zi, dhe nga video me teknikën e “time lapse”, që përshpejton aksionet, duket sikur ajo ka vendosur të pushtojë gjithë qytetin.

“Banoj këtu prej dy vitesh dhe realisht nuk kisha parë asgjë të përafërt me të. Ishte disi e frikshme por edhe një event natyror i mahnitshëm”, deklaroi Yasar, video e të cilit po bën xhiron e rrjeteve sociale.

WALL OF SNOW. Timelapse video shows a Sunday snowstorm heading for the shores of Hopa, Turkey. (Courtesy of @sefayasar.)

Publiée par WDRB News sur Lundi 10 février 2020