Transmetuar më 29-02-2020, 12:38

Frika nga koronavirusi ka shtyrë pesë ndeshje futbolli në Itali. Sfida Juve-Inter dhe katër ndeshje të tjera që do të mbaheshin këtë fundjavë pa tifozë do të shtyhen për 13 maj.

Bëhet fjalë për ndeshjet Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia dhe Udinese Fiorentina.

Liga e Futbollit do ta zyrtarizojë këtë vendim. ndeshjet shtyhen në një datë për t’u destinuar, edhe nëse data më e afërt duket të jetë 13 maji.

Seria A duket se ka vendosur që të mos mbajë ndeshjet pasi vendi vazhdon të jetë në kontroll për shkak të koronavirusit.

Finalja e Kupës së Italisë që ishte planifikuar për 13 maj është shtyrë për datën 20 maj./a.m/noa.al