Skënderbeu “vjedh” shkodranët, Luftëtari “respekton” Laçin, Flamurtari nuk dorëzohet
Transmetuar më 29-02-2020, 16:51

Skënderbeu befason shkodranët në kohë shtesë, falë golit të Blerim Krasniqit, duke iu larguar zonës “play-out”.

Një ditë më parë ishte Tirana që fitoi thellë me Partizanin, 5-1, duke marrë kreun.

Luftëtari humbi 2-0 me Laçin, duke humbur edhe shpresat e mbijetesës.

Një barazim i Flamurtarit në Ballsh, i mban megjithatë vlonjatët shumë larg zonës së mbijetesës.

Kukësi i vendit të dytë përballet me Teutën në ndeshjen e fundit të javës së 24-ët. Tirana shpreson që verilindorët të hedhin ndonjë hap negativ, për të ruajtur distancën prej pesë pikësh që ka krijuar falë fitores në derbi.

Vllaznia-Skënderbeu 0-1

Shënues: Krasniqi 93’

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani (Shehi),Hygor (Shtubina), Lika, Kruja (Sidorenko), Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja (Djumfur), Mara, Taipi (Ndeki), Gripshi, Bregu, Mensah (Krasniqi). Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Klajdi Kola

Luftëtari-Laçi 0-2

Shënues: 66′ Nuabueze, 88′ Xhixha

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Duka (86′ Puci), Lala, Dushkaj, Açka, Qato (61′ Çela), Hyseni, Oshafi (59′ Mehmetllari), Çela, Lika. Trajner: Neritan Novi

Laçi: Stazhilla, Deliu, Ignjatovic, Gjoni, Rapo, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca (78′ Prenga), Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Kridens Meta

 

Bylis-Flamurtari 0-0

Bylis: Hidi, Visente, Bicaj, Shkalla, Goxha(Peposhi), Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Ntepe, Moxone(Qardaku), Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, K. Henrike, Lukas Ramos (Haruni), Kreshpa, Hoxhaj, Indio Oliveira(Rrapaj), Ribaj Trajner: Marcelo Troisi.

/NOA.al

Loading...