Transmetuar më 29-02-2020, 19:36

Tirana është shkëputur katër pikë nga vendi i dytë, Kukësi dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit të 35-të kampion.

Kukësi i vendit të dytë u shtang nga një barazim dramatik në “Niko Dovana”. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro mendoi se i kishte siguruar tre pikët pasi kishte përmbysur avantazhin e vendasve, por Kallaku realizoi në minutën e fundit  golin e barazimit.

Tirana fitoi thellë 5-1 ndaj Partizanit, në ndeshjen e javës së 24-t të Kategorisë Superiore.

Diferenca dhe ecuria e javëve të fundit japin qetësi në kampin bardheblu, në kërkim të titullit të munguar prej një dekade.

Teuta-Kukësi 2-2

Shënues: 22’ (11-m), 90’+5′ Kallaku / 45’+2’ (11-m), 64′ Shkurtaj

Teuta: Frashëri, Todorovski (86′ Gruda), Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E. Vila, Çyrbja (82′ Avdyli), L. Vila (90′ Gomes), Hebaj. Trajner: Edi Martini

Kukësi: Xhika, Maliqi, Krasniqi, Obanor, Musta, Musolli (62′ Gavazaj), Limaj, Rroca, Et’hemi (87′ Lulaj), Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Hebaj, Kuro, E. Vila / Et’hemi, Obanor, Rroca

Gjyqtar: Blerim Ziri

/NOA.al