Koronavirusi/ Përfundon në karantinë edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare
Transmetuar më 29-02-2020, 21:26

Për shkak të koronavirusit, Juventusi ka njoftuar sot pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve të formacionit U-23.

Masa e marrë është vendosur në bazë të udhëzimeve dhe në pritje të komunikimeve zyrtare nga ana e autoriteteve të shëndetësisë të Alesandrisë, me të cilin personeli shëndetësor i Juventus është në kontakt të vazhdueshëm.

Arsyeja janë rastet e reja të infektimit nga koronavirusi, të dala në skenë gjatë orëve të fundit mes lojtarëve të US Pianezes, Seria C, skuadër ndaj të cilës bardhezinjtë luajtën më 23 shkurt.

E tërë skuadra me të cilën u përball Juve, për shkak se një futbollist i saj rezultoi pozitiv, u fut në karantinë. Edhe skuadra e dytë e Juves, si kundërshtare dhe që pati kontakte në fushë dhe dhomat e zhveshjes, përfundoi në karantinë.

Specifikohet që lojtarët e Juves nuk kanë shfaqur simptoma, por kjo është masë paraprake sigurie.

Pjesë e skuadrës që ka përfunduar në karantinë është edhe Giacomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, dhe asaj U-21.  Ai u transferuar nga Venecia gjatë dimrit te Juve. /NOA.al

Loading...