Reagim kimik vdekjeprurës në pishinë, festa e ditëlindjes përfundon në tragjedi
Transmetuar më 01-03-2020, 11:47

Tre njerëz u vranë dhe shtatë u çuan në spital me djegie pasi akulli i thatë u vendos në pishinën e një feste në Rusi, për të krijuar efektin e avullit.

Festën e organizonte blogerja e njohur vendase Ekaterina Didenko, e cila po festonte ditëlindjen e 29-të.

Bashkëshorti i saj Valentin Didenko, 32 vjeç ishte mes viktimave, pasi shkarkoi rreth 25 kg akull të thatë për të krijuar “efekt vizual dramatik” për të ftuarit e festës së mbajtur në një kompleks pishine e sauna në Moskë.

Ai vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa të ftuarit Natalia Monakova e Yuri Alferov, të dy 25 vjeç, vdiqën në vend. Raportohet se ata të tre ishin të vetmit njerëz brenda ujit të pishinës kur i lëshua akulli.

Ndërsa nëna e dy fëmijëve Didenko, është opinioniste e njohur në Instagram me një milionë ndjekës në llogarinë e saj, ku rekomandon mjekime shtëpiake si farmaciste e kualifikuar.

Leshimi i akullit të thatë në ujë shkakton kalimin e akullit në gjendje avulli pa kaluar më parë në atë të lëngshme, shkakton njëfarë shpërthimi dhe çliron sasi të mëdha dioksid karboni.

Fillimisht u përfol se blogerja kishte vdekur, por me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo sqaroi se është gjallë.

“Unë jam ende gjallë. Unë jam pas dyerve të një reparti të kujdesit intensiv. Nuk e di se kush ka vdekur… Bashkëshorti ndodhet nën një kujdes intensiv gjithashtu, nuk e di ende si është gjendja e tij”,- shkroi Ekaterina.

Loading...