Transmetuar më 01-03-2020, 17:15

Në ditët kur po dëgjohet thuajse dhe vetëm për koronavirusin, ka një problem tjetër i cili lihet pas dore, ai lidhur me ngrohjen e planetit Tokë.

Ky dimër ishte vërtetë shumë i shkurtër dhe atipik, për shkak të pranisë së pakët të dëborës dhe shirave.

Pasojat më të rënda nga këto kushte klimatike i pësojnë pinguinët në Antarktidë, të cilët siç mund ti shikoni në fotografi, ecin nëpër baltë.

Shkak për këtë është rritja e temperaurave në 18.3 gradë në Bazën Esperanza.

Por nuk përfundon me kaq, pasi në një prej ishujve më të vegjël të Antarktidës, Seymour Island, temperaturat kanë shkuar në 20.7 gradë.

Të dhëna vërtetë tronditëse, të cilat tregojnë se planeti është në rrezik serioz. /a.y/noa.al