Transmetuar më 01-03-2020, 19:30

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të bëra nga Kryeministri Edi Rama.

Ai tha se “gruaja e Bilalit” e kaluar me kohë vijën e kuqe edhe në çështjet ndërkombëtare dhe jo vetëm me Kushtetutën, por se po e provokon më shumë se ç’duhet Ramush Haradinaj,  duke deklaruar se “ishte grauaj e e Bilalit që e përkrahu taksën e Serbisë 100%”.

Ndër të tjera kërkoi që të mos e provokojë më Ramush Haradinaj, duke nënvizuar se si politikan ai mund të ketë 500 probleme, por se Ramush Haradinaj për të gjithë shqiptarët, është një hero i gjallë.

“Ndërsa gruaja e Bilalit për të gjithë shqiptarët, është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen e Haradinaj, se Ramushi në oborrin e familjes së vetë ka gati 40 varre. Edhe çdo ditë kur del nga shtëpia iu thotë mirëmëngjes 40 vëllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla të qëllimshme provokuese, si këto lojëra që bën gruaja e Bilalit. Ne kemi për qëllim ti ndihmojmë që ti zgjidhim, nuk kemi detyrë që ti përçajmë ata dhe ti poshtërojmë”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai tha se janë bërë 100 vjet që shqiptarët janë ndarë nga Esat Pashë tradhtari dhe se “Esati nuk e ka një varr në Sjhqipëri dhe nuk ka për ta patur kurrë sa të ketë Shqipëri! Secili duhet ta dijë kufirin e vetë, sepse secili mund të jetë pjesë e një organizate mafioze, por çdo shqiptar është pjesë e një organizate më të madhe që quhet Shqipëri”.

Kjo deklaratë vjen pasi Edi Rama deklaroi se me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit.

Sipas tij, Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.

“Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!”, tha ai.

Për Edi Ramën, Albin Kurti është në rrugën e duhur! "Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, tha ai. /a.y/noa.al

E sulmoi duke mbrojtur Kurtin, Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nuk ma fal, i prisha planin serbomadh

Rama merr në mbrojtje Albinin, sulmon keq Ramushin, e quan idiot. Çfarë po ndodh?