Transmetuar më 02-03-2020, 10:34

Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Medvec, në Kosovë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes që i morën jetën të riut gjatë ditës së djeshme.

“Fsh. Medvec, Prizren 01.03.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mjekët thonë se viktima nuk ka shenja dhune, ndërkohë që policia ka dalë në vendngjarje për të bërë hetimet.

Me urdhër të prokurorit trupit të pajetë do ti bëhet autopsia për të mësuar shkakun e kësaj ngjarje tragjike./a.m/noa.al