Dadoja vret vajzën 20 muajshe, mënyra trondit
Transmetuar më 02-03-2020, 23:31

Rreh foshnjën për të cilën duhej të kujdesej, deri sa i theu kockat. Shayla Boniello, pranoi se rrahu vogëlushen Patricia Ann Rader, 20 muajshe, deri kur vogëlushja humbi ndjenjat dhe gjeti vdekjen.

Gruaja e cila po kujdesej për vogëlushen në shtëpinë e familjes së saj në Texas, telefonoi ndihmën e shpejtë duke thënë se vogëlushja nuk merrte frymë.

Kur mjekët po e vizitonin panë shenja dhune në trup, si gërvishtje, të nxira dhe fraktura, duke bërë që Boniello të arrestohet.

Nga hetimet e kryera dhe ekspertiza në trupin e pajetë të foshnjës, rezultoi se dadoja e kishte tundur aq fortë vogëlushen dhe e kishte rrahur për rreth pesë minuta, deri sa i theu disa kocka.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, dadoja deklaroi se policia veproi si pasojë e një inati të menjëhershëm. Ndërkohë policia gjeti tuba me marijuanë pranë krevatit ku u gjet foshnja. Tashmë gruaja, rrezikon dënimin me vdekje.

Krimi i rëndë ndodhi në 3 dhjetor 2018, ndërsa këto ditë po mbahet procesi gjyqësor ndaj dados. /a.y/noa.al

Loading...