Transmetuar më 03-03-2020, 13:03

Një specialist IT (kompjuterësh) nga Rusia është dënuar me 9 vite burg për vrasjen e një vajze 24 vjeçare. Ajo ishte blogere, mjeke dhe punonjëse seksi me kohë të pjesshme.

Maxim Gareyev, 33 vjeç që u diplomua në Universitetin e Britanisë do të qëndrojë për rreth një dekadë pas hekurave pasi mori jetën e Ekaterina Semochkina në Moskë.

Në deklaratën e tij, tha se sulmoi vajzën pasi ajo u tall me faktin që nuk ishte i pasur. Të dy ishin njohur pasi Maxim pagoi për një natë seksuale.

Trupi i pajetë i Ekaterina u gjet në një valixhe në apartamentin e saj me çarje në fyt dhe plagë me thikë në kraharor në korrik të vitit të kaluar.

Nëna e viktimës, Olga Semochkina, një kardiologe tha në gjykatë se gjeti vajzën e pajetë pasi shkoi ta shihte në shtëpi sepse nuk i përgjigjej në telefon.

"E gjeta vajzën time në një valixhe të kuqe në mes të dhomës. Fillova të bërtas me të madhe", tha ajo. Babai i viktimës, mjeku urolog Stanislav Semochkin nxitoi ta shpëtonte me shpresën se ishte gjallë, por kuptoi se kishte ndërruar jetë.

Gareyev, i cili kishte katër diploma, pretendoi se e vrau Ekaterinën pasi ajo u tall me të.

Ekaterina, që njihej edhe me emrin Katya, ishte mjeke e sapo diplomuar, por punonte si blogere në Instagram ku kishte 85,000 ndjekës. Në kohën e pjesshme ishte punëtore seksi dhe paguhej 130 paund në orë.

Gareyev pohoi se ajo e përqeshi atë se nuk ishte aq i pasur sa meshkujt e tjerë që njihte, nuk kishte personalitet dhe nuk e kishte kënaqur në krevat.

"Pasi bëmë seks, ajo filloi të tallej për mua. E humba kontrollin. Shkova mora një thikë në kuzhinë. Ajo u kthye pak dhe ia ngula në qafë. U përpoq të fshihej në banjo duke e kyçur derën. E nxora nga tualeti dhe filloi të kishte gjakderdhje. Kur dolëm në korridor filloi të bërtiste dhe i mbylla gojën. Më pas i ngula thikën në qafë. Vrapo i në kuzhinë dhe filloi të më luftonte, por unë isha në atë gjendje sa nuk ndjeja dhimbje. Gjatë sherrit, u rrëzua në tokë dhe e godita dy herë të tjera në qafë. Më pas vdiq", tha ai për hetuesit.

Prindërit e viktimës e mohojnë faktin se ajo punonte si prostitutë. Ata deklarojnë se shokët e klasës ishin xhelozë dhe kanë publikuar imazhet e saj në faqet e eskortave.

Maxim i ka kërkuar falje prindërve të Katyas duke thënë se ndihet i penduar për atë që ka bërë dhe i vjen turp nga vetja./a.m/noa.al