Transmetuar më 04-03-2020, 00:02

Ka ardhur koha të krijohen politika tatimore afatgjata si dhe konkuruese me rajonin për të patur mundësi që të rriten investimet e huaja. Këto ishin disa nga kërkesat e bëra nga kryetari i Dhomës Amerikane të tregtisë Enio Jaço gjatë një takimi të përfaqësuesve të Dhomës me drejtoreshën e tatimeve Delina Ibrahimaj.

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj tha se është shumë e rëndësishme te vijojë bashkëpunimi me biznesin, si dhe shpjegoi edhe strategjia drejtorisë se përgjithshme të tatimeve, e cila synon të ulë informalitetin, të shmangë evazionin dhe të rritet deklarimi vullnetar.

Për Alketa Uruçi, kryetare e komitetit të taksave në këtë dhomë tregtie ndryshimi të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, dhe ndarja e fashave ka sjellë evazionin, sidomos ata që qëndrojnë në fashën deri 8 mln lekë.

Një shqetësim i hershëm për Uruçin, i cila akoma shqetëson anëtarët e Dhomës Amerikane të tregtisë është edhe rimbursimi i TVSh.

Sipas saj akoma nuk respektohen afatet 30 ditë pas kërkesës si dhe dha edhe një alternative që kur rimbursimi vonohet të lejohet biznesin që ta përdorë për shlyerjen e detyrimeve.