Thaçi: Takimi me Vuçiç, moment kthese pozitivë
Transmetuar më 04-03-2020, 16:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat pasditen e sotme, informoi lidhur me takimin me homologun serb, Aleksandër Vuçic, në kuadër të vizitës së tij në Uashington, SHBA.

Ai tha se takimi i Uashingtonit në mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë do të jetë takimi dhe momenti i kthesës kritike dhe pozitive që nën udhëheqjen e SHBA-së dhe lidershipit të Presidentit Donald Trump.

“Kemi diskutuar për sigurinë që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë NATO-s. Kam pasur edhe takime me përfaqësuesit e lartë të shtetit amerikan për ushtrinë e Kosovës dhe nevojën që Kosova të jetë pjesë e strukturave euroatlantike. Kam patur gjithashtu takim me sekretarin amerikan Mike Pompeo, i cili ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për tu arritur një marrëveshje përfundimatre me Serbinë. Unë i sigurova se asgjë nuk do ta cenojë marrëdhënien e jashtëzakonshme që ka Kosova me SHBA-në. Në kongresin amerikan u prita nga kongresmeni Englel , i cili shprehu mbështetjen e pakursyer për Kosovën dhe Ballkanin. Kam takuar gjithashtu edhe emisarin e Trump, Grenell i cili si gjithmonë shprehu mbështetjen për Kosovën. Ndërkohë jemi thirrur përsëri nga Shtëpia e Bardhë përkatësisht nga Grenell dhe me prezencë të Obrian jam takuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se ky takim është i rëndësishëm për disa arsye, pasi kjo do të thotë kthim i fuqishëm i SHBA në këtë proces.

Po ashtu Thaçi deklaroi se takimi siguron gjithashtu gatishmërinë për të ecur përpara pas një stanjacioni në këtë proces.

Sipas tij, takimi në Uashington është i rëndësishëm sepse e lehtëson arritjen e marrëveshjes.

“Procesi i Brukselit nuk arriti atë që donim ne, por atë që ishte e mundshme. Kjo prej mungesës së unitetit mes vendeve të BE për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. BE dhe shtetet anëtare ende nuk arritën të bindin 5 vende të saj për të njohur Kosovës. Ndërsa nuk shihet ende në horizont që BE t’i bindë këto vende, edhe lere më të bindë Serbinë për ta njohur. Është një projekt dëshpërues, as nuk shoh ndonjë përpjekje”, deklaroi Presidenti. /a.y/noa.al

Loading...